Terroristi i sulmit në New York pranon fajësinë, por ka një kusht…

Amerika

Terroristi i sulmit në New York pranon fajësinë, por ka një kusht…

Më: 18 janar 2018 Në ora: 17:17
Terorisiti i sulmit në New York

Një uzbek i akuzuar për vrasjen e tetë personave në Nju Jork, duke përplasur kamionin për ta, është i gatshëm të pranojë fajësinë dhe dënimin e përjetshëm me burg, nëse prokurorët nuk kërkojnë dënim me vdekje. Oferta u bë nga avokatët e Sayfullo Saipovit, derisa prokurorët kërkuan nga Gjykata e Qarkut në Manhattan të caktojë prillin e vitit 2019 si datë për gjykimin e tij.

Saipov akuzohet për vrasje dhe terrorizëm për sulmin e kryer në tetor të vitit të kaluar. Prokurorët thanë se të plagosurit në sulm dhe të afërmit e të vrarëve kanë “dëshirë të madhe që rasti të mbyllet”. Avokatët e Saipovit thanë se mënyra më e shpejtë për zgjidhjen e rastit është që prokurorët të pranojnë propozimin e tyre. Vendimi duhet të merret fillimisht nga prokurori në Manhattan, Geoffrey Berman, dhe pastaj nga prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions. Të dy ata janë emëruar nga presidenti Donald Trump, i cili ka thënë se Saipov duhet të përballet me dënimin me vdekje. /Rel/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat