Çifti mohon torturimin e 13 fëmijëve të tyre

Amerika

Çifti mohon torturimin e 13 fëmijëve të tyre

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:04
David Turpin, 56 vjeç, dhe Louise Turpin, 49 vjeç, po përballen me akuzat për torturë, abuzim dhe burgim.

Prindërit e akuzuar për mbajtjen e 13 fëmijëve të tyre të lidhur në një shtëpi në Kaliforni janë deklaruar të pafajshëm.

David Turpin, 56 vjeç, dhe Louise Turpin, 49 vjeç, po përballen me akuzat për torturë, abuzim dhe burgim.

Ata u arrestuan pasi njëra nga vajzat e tyre u arratis nga shtëpi, ndërsa  policia i gjeti vëllezërit dhe motrat e tjera të lidhur me zinxhirë për shtretër dhe të kequshqyer. 

Çifti u shfaq  në gjykatë pasi prokurorët ngritën akuzat e tmerrshme të abuzimit kundër tyre. 

Prokurori i Qarkut Riverside Mike Hestrin tha se çifti dyshohet se i ka ndëshkuar fëmijët e tyre duke i lidhur - së pari duke përdorur litarë dhe më vonë duke i lidhur për  shtretërit e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat