Shtëpia e Bardhë akuzon demokratët se “po marrin pengje amerikane”

Amerika

Shtëpia e Bardhë akuzon demokratët se “po marrin pengje amerikane”

Më: 20 janar 2018 Në ora: 14:16
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë sot akuzoi demokratët në Kongres, se amerikanët po merren "pengje" pas negociatave të pasuksesshme buxhetore dhe mbylljes së pjesshme të qeverisë federale.

Zëdhënësja e presidentit amerikan Donald Trump, Sarah Sanders, tha se demokratët në Senat "kanë vënë politikën mbi sigurinë kombëtare".

Mbyllja e pjesshme e agjencive federale të SHBA hyri në fuqi në mesnatë pas dështimit të republikanëve dhe demokratëve në Senat për të arritur një kompromis mbi buxhetin.

Është bllokada e parë e qeverisë federale që nga tetori i vitit 2013, kur zgjati 16 ditë.

Demokratët kanë kushtëzuar votimin e një marrëveshjeje për të mbrojtur kundër depërtimit të 700,000 emigrantëve të rinj. Trump ndërpreu programin nga koha e paraardhësit të tij, Barack Obamës, i cili u jep mbrojtje këtyre imigrantëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat