Emigracioni në SHBA, flet avokati amerikan: DACA filloi përkohësisht

Amerika

Emigracioni në SHBA, flet avokati amerikan: DACA filloi përkohësisht

Më: 22 janar 2018 Në ora: 08:20
Kieran Both

Lidhur me çështjet e emigracionit në SHBA, avokati amerikan Kieran Both ka sqaruar lidhur me programin DACA.

"Më 8 shtator 2017, Universiteti i Kalifornisë paraqiti një ankesë në Gjykatën e Distriktit duke kërkuar rifillimin e programit të DAKA-s .

Më 9 janar 2018, Gjykata e Distriktit lëshoi një urdhër për qeverinë për ta mbajtur pjesërisht në funksionim programin e DAKA-s.

Vendimi i gjykatës urdhëron Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) që të mbajë programin e DACA në baza gjithëkombëtare, nën të njëjtat kushte që kanë qenë në fuqi para se programi të anullohej, me përjashtime si më poshtë:

• Kërkesat e reja nga aplikantë të cilët nuk kanë qënë kurrë në këtë program, mund të mos të hyjnë në proces;

• Kërkesat për“Advance parole” nuk do të vazhdojnë për momentin për askënd; dhe

DHS do të marrë hapa administrative për të siguruar ushtrimin e një diskrecioni(prokurorial) të drejtë e mbi baza individuale, për çdo rinovim aplikimi.

Gjykata deklaroi që kërkesat nga individë që më parë nuk kanë aplikuar për programin DAKA mund të mos hyjnë në proces. Megjithatë, gjykata njofton se vendimi nuk ndalon DHS nga shikimi i aplikimeve rë reja për DAKA.

Deri në një njoftim të ri, politika e DAKA -s do të zhvillohet sipas regullave egzituese që kanë qenë deri para se të pezullohej, në 5 shtator 2017.

Individët të cilëve u është aprovuar më parë përfshirja në programin DAKA mund të kërkojnë rinovimin e statusit duke paraqitur Formularin I-821D, Formularin I-765 dhe I-765, me tarifën përkatëse ose me kërkesën për përjashtim të tarifës.

USCIS nuk pranon kërkesa nga individë të cilëve nuk u është “dhënë” ndonjëherë DAKA.

USCIS nuk do të pranojë ose miratojë kërkesa për “advance parole” nga përfituesit e DAKA-s. Vendimi i gjykatës thotë gjithashtu se kërkesat për “advance parole” bazuar në DAKA nuk do të përpunohen për momentin. Megjithatë, gjykata njofton se vendimi i saj nuk e pengon Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) për të marrë në shqyrtim kërkesat per “advance parole” në bazë të DAKAs.

Nëse statusi juaj nën DAKA ka skaduar para 5 Shtatorit 2016, ose statusi juaj është ndërprerë në çdo kohë, ju nuk mund ta kërkoni DAKA-n si rinovim (për shkak se kërkesat për rinovim zakonisht duhet të dorëzohen brenda një viti nga data e skadimit), por megjithatë individi mund të paraqesë një kërkesë të re për DAKA-s në përputhje me udhëzimet e Formularit I-821D dhe Formularit I-765. Nëse po paraqitni një kërkesë të re për DAKA, dhe e para ka skaduar para datës 5 shtator 2016 (ose sepse është ndërprerë në çdo kohë), duhet të shënoni datën e skadimit të DAKA-s ose të përfundimit të pjesës së parë të formularit I-821D.

Sipas vendimit të gjykatës, DHS-duhet të bëjë “njoftim publik” që do të rifillojë marrjen e aplikimeve për ripërtëritjen e statusit të DAKA-s” dhe jep hollësira për procesin me të cilin do të pranojë aplikimet për rinovim.

Që nga 10 janari 2018, USCIS ende nuk kishte lëshuar ndonjë udhëzim publik për vendimin e gjykatës, por ka vënë në dukje se së paku në dy faqe interneti(website) të Emigracionit(USCIS)-it se do të ketë”më shumë informacion brenda një kohe të shkurtër”.

Programi DAKA nuk i jep status ligjor individit dhe mund të ndërpritet në çdo kohë, me ose pa njoftim, sipas Departamentit të Sigurisë së Vendit (DHS). Gjykata deklaroi se qeveria duhet të ndërmarrë hapa për të siguruar që diskrecioni të ushtrohet në mënyrë të drejtë dhe në baza individuale për secilën aplikim të rinovimit. E rëndësishme: Gjykata gjithashtu deklaroi se vendimi nuk e ndalon DHS-në që të ndërmarrë veprime të zbatimit të ligjit kundër cilitdo, duke përfshirë edhe ata në programin DAKA, të cilët i përcakton si një rrezik për sigurinë kombëtare ose sigurinë publike ose që – sipas mendimit të DHS – “meritojnë … të deportohen.”

Lexuesit tanë mund të presin për të paraqitur aplikim për rinovim të statusit DAKA deri sa USCIS të ketë lëshuar udhëzime publike, të reja, për procesin.

Duke pasur parasysh se 1) Gjykata urdhëroi USCIS për ta specifikuar dhe publikuar procesin e rinovimit të statusit, dhe 2) Fakti që qendrat e shërbimit të USCIS do të mbështeten mbi udhëzime për përpununimin e kërkesat që do të marrin dhe këto kërkesa mund të vijnë përpara udhëzimeve mund të shkaktohet konfuzion që mund të çojë në vonesa të procesit.

Ndërsa vendimi është një lajm i mirë, por afatshkurtër për“dreamers”, duhet që Kongresi të aprovojë një zgjidhje ligjore të përhershme, tani më shumë se kurrë.

Departamenti i Drejtësisë ka për qëllim ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme. Çështja ka gjasa të marrë kohë. Për më tepër, vendimi lidhet vetëm me aplikimet për rinovim, duke i lënë “dreamers” që nuk ishin në gjendje të aplikonin për DAKA pa obcion. Shumica dërrmuese e amerikanëve mbështesin një status të përhershëm ligjor për ta. Amerikanët kanë rënë dakord në mënyrë të vazhdueshme që të rinjtë meritojnë një shans për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre në vendin e vetëm që ata e njohin si shtëpi. Ne i bëjmë thirrje Kongresit dhe presidentit të aprovojnë ligjin. Dështimi për të vepruar do të dëmtojë dreamers, familjet e tyre, dhe të gjitha bizneset dhe komunitetet që varen nga to."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat