Zëvendëspresidenti Pence mbron Trumpin për deklaratat mbi emigrantët afrikanë

Amerika

Zëvendëspresidenti Pence mbron Trumpin për deklaratat mbi emigrantët afrikanë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 22:20
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, të hënën mbrojti presidentin Donald Trump lidhur me komentet e tij të fundit ndaj imigracionit nga Afrika dhe Haiti.

Pence në një intervistë me AP në Jerusalem, tha se presidenti kishte për qëllim zbatimin e një sistemi me bazë meritash, që inkurajon imigracionin e atyre që do të "kontribuojnë në rritjen e ekonomisë amerikane dhe nga komunitete të lulëzuara".

"E njoh zemrën e presidentit dhe e di se presidenti Trump çfarë dëshiron të bëjë, është reformimi i imigracionit, për ta bërë sistemin tonë, një që i vë interesat e Amerikës së pari", tha Pence.

Ai shtoi se emigrantët duhet të merren në konsideratë në meritat e tyre, "pavarësisht se prej nga kanë ardhur, vendi ose nga raca dhe besimi i tyre".

Trump në një takim privat me ligjvënësit këtë muaj, sfidoi imigracionin nga vendet afrikane dhe Haiti, dhe tha se SHBA-të duhet të mirëpresin më shumë emigrantë nga vende si Norvegjia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat