Presidenti amerikan, Donald Trump garantoi sot se është në favor të një dollari të fuqishëm, pas deklaratave të sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, që kishin dobësuar fuqishëm monedhën e gjelbër.
Euroja, që gjatë ditës kishte kaluar për herë të parë që prej vitit 2014 nivelin simbolik të 1,25 dollarëve, u zhvlerësua menjëherë kur këto deklarata u bënë publike dhe ra nën nivelin e 1,24 dollarëve.
“Dollari duhet të bazohet mbi forcën e vendit, ne po punojmë shumë mirë që vendi jonë të ribëhet ekonomikisht i fortë dhe përfundimisht unë dua një dollar të fortë”, theksoi Trump i pyetur nga kanali CNBC në Forumin Ekonomik Botëror në Davos (Zvicër).
Ai shtoi gjithashtu se deklaratat e ministrit të tij të Financave një ditë më parë mbi përfitimet e SHBA-së nga një dollar i dobët, që shkaktuan një rënie të monedhës së gjelbërt, “ishin marrë jashtë kontekstit”.