Trump i cilëson "të rreme" raportimet për shkarkimin e Muellerit

Amerika

Trump i cilëson "të rreme" raportimet për shkarkimin e Muellerit

Më: 26 janar 2018 Në ora: 14:59
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë raportimet se ka urdhëruar shkarkimin e këshilltarit special, Robert Mueller, mirëpo e ka kthyer mbrapsht vendimin, pasi avokati i tij ka kërcënuar me dorëheqje.

Ai këto raportime i ka cilësuar “lajme të rreme”.

The New York Times ka raportuar më 25 janar, se Trump ka kërkuar largimin e Muellerit në qershor të vitit 2017, mirëpo këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Donald McGahn, ka thënë se ai do të dorëhiqet në vend që të shkojë pas këtij urdhri.

McGahn ka thënë se largimi do të kishte “efekt katastrofal” në presidencë, ka raportuar The New York Times.

Raporti është bazuar në persona të afërt me çështjen, mirëpo duke mos i identifikuar ata.

Trump i ka bërë këto komente, pasi ka arritur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, gjatë vizitës së tij dyditore aty.

“Lajme të rreme, njerëz. Lajme të rreme. Lajme të rreme, tipike të New York Times”, u ka thënë Trump gazetarve, pa përmendur diçka specifike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat