Pas deklaratës së Trump vjen reagimi i fuqishëm nga May dhe Hunt

Amerika

Pas deklaratës së Trump vjen reagimi i fuqishëm nga May dhe Hunt

Nga: S.Rugova Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 22:05
Pamje nga protesta

Mjekët dhe infermerierët janë zgjuar në protestë kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Kjo protestë erdhi si pasojë e deklaratës së lëshuar nga presidenti i cili kishte thënë se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë është gati për të dështuar dhe nuk funksionon, shkruan DailyMail përkthen në shqip Bota sot.

Protestuesit që ishin mjek dhe infermierë thanë se Britania ofron një sistem të lirë dhe universal të kujdesit shëndetësor. Ndaj deklaratës së Trump ka reaguar edhe qeveria britanike prej tyre edhe kryeministrja Theresa May si dhe Sekretari i Shtetit për Shëndetësi dhe Kujdesin Social, Jeremy Hunt. Ata kanë thënë se ndihen krenarë me shërbimin shëndetësor që e ofron Britania.

Tutje, Hunt në shkrimin në Twitter kishte thënë se: “NHS-ja (shërbimi shëndetësor britanik) po përballet me sfida, por jam krenar që kam lindur në vendin që shpiku mbulimin shëndetësor universal, ku çdokush mund të marrë kujdes, kushdo qoftë përmasa apo llogaria e tij bankare“.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat