Trump ndalon përdorimin e pajisjeve që rrisin kapacitetin e armëve

Amerika

Trump ndalon përdorimin e pajisjeve që rrisin kapacitetin e armëve

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 07:08
Presidenti amerikan, Donald Trump, foto nga arkivi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një udhër për të ndaluar disa pajisje që rrisin kapacitetin e armëve dhe të cilat janë përdorur nga sulmuesi në Las Vegas në vitin e kaluar.

Nga ky sulm në një koncert kanë vdekur 58 persona.

Pajisje të tilla rrisin kapacitetin e një arme, duke mundësuar nisjen e të shtënave qindra herë brenda një minuti.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se i ka kërkuar departamentit të Drejtësisë të propozojë një ligj, me anë të së cilit këto pajisje konsiderohen joligjore.

Debati për kontrollin e armëve është aktualizuar sërish në SHBA, pasi 17 persona kanë vdekur në një shkollë në Florida javën e kaluar.

“Arsyeja e gjithë këtyre përpjekjeve, ashtu siç kam thënë edhe një ditë pas të shtënave, është që nuk mund të marrin hapa për të cilët mund të dukemi se po bëjmë ndryshime, mirëpo duhet të marrin vendime që vërtetë bëjnë diferencën”, ka deklaruar Trump.

Nxënësit dhe prindërit e prekur nga masakra në shkollën Stoneman Douglas, janë duke planifikuar mbajtjen e një proteste në kryeqytetin Tallahassee gjatë ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat