Në Kubë po mbahen zgjedhjet parlamentare

Amerika

Në Kubë po mbahen zgjedhjet parlamentare

Më: 11 mars 2018 Në ora: 14:22
Presidenti i Kubës, Raul Castro, foto nga arkivi

Qytetarët në Kubë votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit, pak para zgjedhjeve presidenciale, të cilat mbahen muajin tjetër në këtë shtet, pas gati gjashtë dekadave.

Shumica e kandidatëve që garojnë për një ulëse në Asamblenë Kombëtare janë anëtarë të Partisë së fuqishme Komuniste.

Më shumë se gjysma e kandidatëve janë gra.

Anëtarët e Asamblesë së re do të zgjedhin në prill 31 anëtarët e rinj të Këshillit të Shtetit, udhëheqësi i të cilit do të emërohet menjëherë president i Kubës.

Raulo Castro ka njoftuar se ao nuk do të garojë për një tjetër mandat presidencial, ndonëse 86 vjeçari pritet të mbajë drejtimin e Partisë Komuniste.

Nën-presidenti, Miguel Diaz-Canel, pritet të jetë presidenti i rradhës.

Raul Castro ka udhëhequr vendin nga viti 2006.

Ai ka drejtuar Kubën, pas vëllait të tij Fidel Castro, i cili ka qenë në pozitën e presidentit nga Revolucioni i vitit 1959.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat