Tarifat e çelikut në SHBA, Industria: Janë dekada me vonesë

Amerika

Tarifat e çelikut në SHBA, Industria: Janë dekada me vonesë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 18:01
Mitingun e fundit Trump e zhvilloi në Pistburg, një nga qendrat amerikane të çelikut.

Punonjësit dhe ish punonjësit e sektorit të çelikut në SHBA janë mjaft të konfliktuar nga rritja me 25% e tarifës për çelikun e importuar.

Ata që votuan për Donald Trump, e shohin tarifën si përmbushjen e një premtimi të fushatës, ndërsa ata që nuk e votuan kanë një tjetër pikëpamje. Sipas tyre, Trump është një njeri që përdori çelikun e huaj për ndërtesat e veta, një njeri që punëson të huaj, megjithatë pranojnë se tarifat e reja janë mjaft tërheqëse. Me të drejtë ngrenë pyetjen e çdo të kishte ndodhur nëse qeveria do të kishte mbrojtur në mënyrë më agresive sektorin e çelikut 40 apo 50 vjet më parë.

Mitingun e fundit Trump e zhvilloi në Pistburg, një nga qendrat amerikane të çelikut. Por mesazhi politik i përçuar në miting nga presidenti, i bëri të dyshojnë shumë se tarifat u bënë për votat e garës special për një vend të lirë në kongres.

Në miting Trump tha se çeliku po kthehet fuqishëm dhe se do të hapen shumë uzina, por punonjësit dhe ishët e kësaj industrie nuk duken aq optimistë. Ata vlerësuan tarifat e reja për të mbrojtur industrinë vendase, por theksuan se kjo e fundit nuk plotëson dot nevojën amerikane, pavarësisht se ç’bën presidenti.

Ata thonë se uzinat e mbyllura prej vitesh në SHBA nuk hyjnë në punë për asgjë dhe duhen rindërtuar nga themelet, ndërsa shumë prej atyre që punojnë janë blerë nga firma të huaja. “Sa herë hap një konservë, deklaroi një prej punonjësve, ajo është prej çeliku apo alumini dhe që nuk vjen nga SHBA. Tarifat e Trump janë 40 vjet me vonesë-ishin fjalët e tij, që duket se ndahen nga shumë të tjerë në këtë sektor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat