Tillerson: Nevojiten edhe disa hapa për takimin me Korenë Veriore

Amerika

Tillerson: Nevojiten edhe disa hapa për takimin me Korenë Veriore

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:26
Rex Tillerson

Për marrëveshjen lidhur me vendin e bisedimeve midis SHBA dhe Koresë Veriore do të jenë të nevojshme disa hapa, deklaroi sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson.

"Ne do të duam që të bisedojmë drejtpërdrejt me ta", tha Tillerson gjatë një vizite në Abuxha të Nigerisë, transmeton Reuters.

Ndryshe, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka mbrojtur vendimin e Donald Trump për t’u takuar me liderin verikorean Kim Jong-Un, duke thënë se presidenti amerikan i ka parasysh rreziqet.

“Trump nuk është duke bërë asgjë për teatër. Ai do të shkojë atje për të zgjidhur një problem”, tha shefi i agjencisë amerikane të spiunimit për Fox News.

Presidenti Trump ka thënë se samiti mund “të arrijë marrëveshjen më të madhe për botën”.

Por, kritikët thonë se nëse bisedimet do të jenë të varfra, atëherë të dyja shtetet do të vihen në pozitë më të keqe se sa më herët.

Deri më tash nuk ka ndonjë datë të mundshme për mbajtjen e takimit, edhe pse raportime fillestare përmendën muajin maj të këtij viti, ndërsa vendet mikpritëse do të mund të ishin Koreja Jugore, Suedia, Zvicra dhe Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat