Klinton kritikohet për gjuhën ndaj grave që votuan Trumpin

Amerika

Klinton kritikohet për gjuhën ndaj grave që votuan Trumpin

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:11
Hillary Klinton

Hillary Klinton ka vazhduar me gjetjen e faktorëve që i shkaktuan asaj humbje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kundër presidentit aktual amerikan, republikanit Donald Trump. Kësaj radhe ajo ka fajësuar presionin e burrave për gratë e komunitetit të bardhë, që votën e tyre ia besuan Trumpit.

Kjo deklaratë e saj, po kritikohet edhe nga demokratët që në të shumtën e rasteve janë pjesë e kampit të Klinton. Ajo po pranon kritika se ka veçuar votueset e Trump –duke thënë se ato nuk kanë qenë të gatshme që t’u bëjnë ballë presioneve nga burrat në jetën e tyre.

Që nga senatorët demokratë e deri të menaxherja e kampanjës së saj, ka një pajtim të përbashkët se komentet e Hillaryt nuk ishin të përshtatshme.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Klinton, gjatë një paraqitje në Indi gjatë fundjavës së kaluar, tha se ajo ka humbur garën presidenciale të vitit 2016 për shkak se disa gra të komunitetit të të bardhëve nuk e ngritën zërin kundër presionit të burrave në jetën e tyre, që i shtynë ato të votojnë për Trumpin.

“Unë kam fituar në vendet që përfaqësojnë dy të tretat e prodhimit të brendshëm të Amerikës. Kështuqë unë kam fituar në vendet ku njerëzit janë optimistë, dinamikë, të ndryshëm mes vete, dhe aty ku njerëzit ecin përpara. Kampanja e Trumpit “Bëni Amerikën të madhe përsëri”, ka qenë një kthim prapa në kohë.

Klinton ka gjetur një numër të faktorëve për të arsyetuar humbjen e dytë në garën presidenciale. Vetëm gjatë muajit të kaluar ajo ka fajësuar; seksizmin e dalë mode, dhe paragjykimin ndaj grave për humbjen e saj.

Ajo po ashtu ka kritikuar gratë që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës, por mbështetin marshin e grave gjatë muajit janar. Në librin e saj, Klinton e quajti atë ditë “të hidhur dhe të ëmbël”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat