S’ka marrëveshje, Trump kërkon veprim për emigracionin

Amerika

S’ka marrëveshje, Trump kërkon veprim për emigracionin

Më: 1 prill 2018 Në ora: 23:06
Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për ligje më të forta për imigracionin, duke u betuar se nuk do të ketë marrëveshje për përfituesit e programit DACA, të rinj që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara në moshë të vogël pa dokumente dhe që mbroheshin nga një program i miratuar nga administrata Obama.

“Policia jonë kufitare nuk ka mundësi të bëjë punë si rezultat i ligjeve absurde si “Kap e Liro” të miratuar nga liberalët,” shkruante presidenti në Twitter. “Gjërat po shkojnë keq. Po vijnë karvanët. Republikanët duhet të vënë në jetë opsionin ‘bërthamor’ dhe të miratojnë ligje më të forta. S’ka marrëveshje për DACA-n”.

 Programi DACA u vu në jetë nga administrata Obama duke u dhënë mundësi të rinjve që ishin sjellë këtu ilegalisht në moshë të mitur, të vazhdonin të qëndronin në SHBA në mënyrë të ligjshme me të drejtën për të studiuar e punuar.

Administrata Trump e mbylli programin në shtator dhe i dha Kongresit gjashtë muaj afat për të dalë me një plan të përhershëm për individët që më parë mbroheshin nga DACA.

Buxheti i ri që presidenti e nënshkroi disa ditë më parë nuk përmendte përfituesit e programit DACA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat