Trump shpreson në denuklearizimin e Koresë së Veriut

Amerika

Trump shpreson në denuklearizimin e Koresë së Veriut

Më: 9 prill 2018 Në ora: 20:09
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se ka në plan të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në maj ose në fillim të qershorit dhe ai shpreson që rezultati i këtyre bisedimeve do të jetë fundi i programit të zhvillimit të armëve bërthamore të Phenianit.

"Ne do të takohemi me te diku në maj ose në fillim të qershorit dhe mendoj se të dyja palët do të tregojnë respekt të madh, dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje për denuklearizimin e Koresë së Veriut", u tha Trump sot gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat