Këshilltari i Trump për siguri kombëtare jep dorëheqje

Amerika

Këshilltari i Trump për siguri kombëtare jep dorëheqje

Më: 10 prill 2018 Në ora: 17:32
Donald Trump

Këshilltari për siguri të brendshme i presidentit amerikan Donald Trump, Tom Bosert, ka dhënë dorëheqjen sot, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders.

"Presidenti është mirënjohës për angazhimin e Tom për sigurinë dhe sigurinë e shtetit tonë të madh. Tom  udhëhoqi përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të mbrojtur kombin nga kërcënimet terroriste, për të forcuar mbrojtjen tonë kibernetike dhe për t'iu përgjigjur një serie të veçantë fatkeqësish natyrore", tha Sanders.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat