Grada Kombëtare po vendoset në kufi me Meksikën

Amerika

Grada Kombëtare po vendoset në kufi me Meksikën

Më: 11 prill 2018 Në ora: 00:15
Trump tha javën e kaluar se dëshiron të dërgojë 2000 deri në 4000 anëtarë të Gardës Kombëtare në kufi, për të penguar siç ka thënë "paligjshmërinë që vazhdon në kufirin tonë jugor".

Garda Kombëtare Amerikane është duke u vendosur në kufirin me Meksikë, pas urdhrit të presidentit Donald Trump, për të ndihmuar në frenimin e imigracionit të paligjshëm.

Shtetet që kanë filluar vendosjen e Gardës Kombëtare janë Arizona, Nju Meksika dhe Teksasi. I vetmi shtet kufitar është Kalifornia, që udhëhiqet nga guvernatori demokratik Jerry Brown, i cili nuk ka njoftuar nëse trupat nga Garda Kombëtare do të vendosen në kufi.

Trump tha javën e kaluar se dëshiron të dërgojë 2000 deri në 4000 anëtarë të Gardës Kombëtare në kufi, për të penguar siç ka thënë "paligjshmërinë që vazhdon në kufirin tonë jugor".

Vendosja e Gardës Kombëtare bëhet  për të ndalur emigracionin e paligjshëm dhe kontrabandimin e narkotikëve.

Kjo nuk është hera e parë që SHBA vendos Gardën Kombëtare në kufi, për të ndalur veprimtaritë e paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat