Zuckerberg: Edhe të dhënat e mia ishin ndër informacionet e shitura

Amerika

Zuckerberg: Edhe të dhënat e mia ishin ndër informacionet e shitura

Më: 11 prill 2018 Në ora: 21:39
Mark Zuckerberg

Drejtori Ekzekutiv dhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg vazhdoi sot dëshminë e tij në Kongresin Amerikan, ku tha se edhe të dhënat e tij personale ishin ndër informacionet e shitura.

Ai pohoi se të dhënat ishin shitur për palët e treta me qëllim të keq.

Zakerberg u tha anëtarëve të Kongresit se është e pashmangshme që të vijë rregullimi në industrinë e mediave sociale.

Kjo është dita e dytë e dëshmisë së Mark Zuckerbergut para Kongresit Amerikan, ku u përball me shumë pyetje të vështira, dhe nga ato private, si në cilin hotel ka qëndruar një natë më parë, me kë ka folur në telefon, e të dhëna tjera, për të cilat ai nuk mundi të përgjigjet.

Të dhëna të ngjashme të shfrytëzuesve të Facebook-ut u janë shpërndarë përdoruesve të ndryshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat