Duterte kërcënon: Do të arrestoj prokuroren e Hagës

Amerika

Duterte kërcënon: Do të arrestoj prokuroren e Hagës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 09:49
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte kërcënoi se do të arrestojë një prokurore të Hagës nëse ajo kryen aktivitete në vendin e tij, duke thënë se Filipinet nuk janë më anëtar i gjykatës dhe kjo e fundit nuk ka të drejtë të bëjë asnjë hetim.

Duke sulmuar ashpër atë që ai e sheh si një përpjekje për ta paraqitur si një shkelës mizor të të drejtave të njeriut, Duterte nxorri Filipinet nga Statuti i Romës një muaj më parë dhe premtoi se do të vazhdojë operacionet ndaj drogës, si pasojë e të cilave janë vrarë me mijëra.

Prokurorja e Hagës, Fatou Bensouda, në shkurt lajmëroi nisjen e një hetimi paraprak për ankesat e një avokati nga Filipinet, i cili akuzon Duterten dhe zyrtarë të lartë për krime kundër njerëzimit dhe ekzekutimin e kriminelëve si politikë shtetërore. Nuk është e qartë nëse prokurorja Bensouda ka kryer ndonjë akvititet hetimor në Filipine, por Duterte u tregua i qartë në qëllimet e tij, sidomos pas daljes së vendit nga Haga.

“Cili është autoriteti juaj? Ne nuk jemi anëtarë të traktatit. S’mund të bëni asnjë aktivitet këtu. Do të ishte e jashtëligjshme dhe unë do t’ju arrestoj”, deklaroi Duterte.

Që prej korrikut 2016, policia ka vrarë në shumë se 4 000 trafikantë droge në Filipine që i rezistuan arrestimit. Por, aktivistët thonë se shumë prej këtyre operacioneve ishin ekzektuime që policia i mohon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat