Vdes në mbështetje të luftës kundër ndryshimeve klimatike

Amerika

Vdes në mbështetje të luftës kundër ndryshimeve klimatike

Më: 15 prill 2018 Në ora: 10:58
David Buckel

I vuri zjarrin vetes, në mbështetje të luftës kundër ndryshimeve klimatike, duke u djegur në New York.

David Buckel, një avokat për të drejtat e homoseksualëve, i dha fund jetës këtë të premte, duke i vënë flakën vetes në një park.

Burri i moshës 60-vjeçare la një letër ku shpjegonte arsyet.

Mesazhi iu dërgua edhe mediave amerikane, si një mesazh për të mbrojtur klimën dhe planetin.

“Vdekja ime e parakohshme me benzinë, reflekton atë që po i bëjmë vetes”, shkroi ai.

Çështja që rebeloi Buckel, është ajo e Brandon Teena, një transeksual i vrarë në Nebraska. Disa herë ai kishte apeluar për mbrojtjen e mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat