Amerika nuk largon trupat nga Siria pa arritur këto 3 qëllime

Amerika

Amerika nuk largon trupat nga Siria pa arritur këto 3 qëllime

Më: 16 prill 2018 Në ora: 06:39
ilustrim

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley deklaroi se Amerika nuk do largojë trupat nga Siria pa arritur qëllimet e saj në këtë vend.

Haley tha të dielën për Fox News se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqnin trupat e tyre jashtë Sirisë derisa qëllimet e saj në vend nuk u realizuan dhe caktoi tre qëllime kryesore për SHBA-në: të sigurojë që armët kimike të mos përdoren në asnjë mënyrë që paraqet rrezik për interesat amerikane, se ISIS është mposhtur dhe se ka një pikë të mirë për të parë se çfarë po bën Irani.

Ajo vazhdoi duke theksuar se Uashingtoni nuk do të mbajë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin sirian Bashar Asad dhe shtoi se lidhjet e SHBA me Rusinë janë “shumë të tendosura”, pjesërisht për shkak të Sirisë, por SHBA ende shpreson për marrëdhënie më të mira. Më parë, Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se ai dëshiron që trupat amerikane të largohen nga Siria sa më shpejt, por se ato do të duhet të qëndrojnë pak më shumë për të mposhtur grupin terrorist ISIS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat