Një person ka humbur jetën, ndërsa shtatë janë lënduar nga shpërthimi i motorit të aeroplanit.
Një aeroplan me pasagjer i Kompanisë amerikane “Southwest Airlines”, në fluturimin nga Nju Jorku për në Dallas, sot u detyrua të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Filadelfias.
Pas uljes ka shpërthyer motori i majtë i aeroplanit dhe janë dëmtuar disa dritare.
Fillimisht nuk ishte raportuar për viktima apo të lënduar, transmeton KosovaPress.
Në aeroplan ishin 143 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.
Administrata federale e Amerikës ka nisur një hetim për këtë rast, ndërsa sipas njoftimeve të para shkak i aksidentit ishte një problem në motor.