Haley deklarohet rreth "konfuzionit" për sanksionet kundër Rusisë

Amerika

Haley deklarohet rreth "konfuzionit" për sanksionet kundër Rusisë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 08:11
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley u është kundërvënë deklaratave të këshilltarit ekonomik të presidentit amerikan, Donald Trump se ajo ishte e hutuar lidhur me sanksionet e reja që mund ta shënjestrojnë Rusinë.

Komentet e Haleyt më 17 prill vijnë vetëm dy ditë pasi ajo ka thënë në një intervistë televizive se sanksionet e reja kundër Rusisë do të njoftoheshin më 16 prill në përgjigjje të mbështetjes së Moskës për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Vetëm pak kohë pas këtyre deklaratave, Shtëpia e Bardhë është distancuar nga qëndrimet e Haleyt.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka thënë se Uashingtoni, “është duke konsideruar vënien e disa masave kundër Rusisë dhe se vendimi do të bëhej publik shumë shpejt”.

The Washington Post dhe Reuters kanë cituar burime të paidentifikuara të kenë thënë se presidenti Trump ka shtyrë vënien e sanksioneve në ditën e deklaratave të Haleyt.

Duke foluar para gazetarëve më 17 prill, këshilltari ekonomik i presidentit Trump, Larry Kudlow, ka thënë se Haley, “mund të jetë përballur me konfuzion momental”.

Mirëpo Haley në anën tjetër ka thënë se “me gjithë respektin, unë nuk kam qenë konfuze”.

Trump ka mbrojtur idenë e bashkëpunimit me Rusinë derisa në të njëjtën kohë ka thënë se ka qenë i ashpër me Moskën për ndërhyrjen e kësaj të fundit në Ukrainë për ndërhyrje në politikën amerikane si dhe mbështetjen për Assadin./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat