Një pasagjere humbi jetën pasi u thith nga një dritare e avionit të kompanisë ”Southwest Airlines”.
Ajo u desh të tërhiqej brenda nga pasagjerët e tjerë, pasi avioni u godit nga një predhë pas shpërthimit aksidental të motorit.
Jennifer Riordan, nënë e dy fëmijëve nga Albuquerque, po kthehej nga një udhëtim pune.
Përveç 43 vjeçares vdekja e së cilës u konfirmua nga autoritetet e Filadelfias, edhe shtatë persona të tjerë kishin mbetur të plagosur.
Avioni po mbante 149 persona, ndërsa kishte destinacion Dallasin.