Trump: Rusia do të sanksionohet "kur do ta meritojë"

Amerika

Trump: Rusia do të sanksionohet "kur do ta meritojë"

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:04
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur pretendimet e tij se askush nuk ka qenë më i ashpër se ai ndaj Rusisë dhe se do të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës, “sapo t’i meritojë ato”.

Trump nuk ka qenë specifik për sanksione të mundshme më 18 prill, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Ai i ka bërë këto komente pasi ka përfunduar konferencën mirëpo është kthyer sërish për t’iu përgjigur pyetjeve të gazetarëve lidhur me sanksionet.

“Do të ketë sanksione sapo t’i meritojnë ato”, ka thënë ai.

“Askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se presidenti Donald Trump”, ka thënë presidenti amerikan duke përmendur rritjen e shpenzimeve në NATO dhe sulmet e përbashkëta të SHBA-së, Britanisë dhe Francës, kundër aleatit të Moskë, Sirisë.

Këto deklarata kanë ardhur pas ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley është kundërpërgjigjur pas deklaratave të këshilltarit ekonomik të Trumpit se ajo ka qenë konfuze lidhur me sanksionet e ardhshme amerikane që mund të godasin Rusinë.

Komentet e Haleyt më 17 prill kanë ardhur vetëm dy ditë pasi ajo pati thënë se sanksionet e reja kundër Rusisë do të bëhen publike më 16 prill, si në përgjigje të mbështetjes së Moskës për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders është distancuar nga deklaratat e Haleyt.

Ndërkohë, Trump gjatë konferencës për media në Florida nuk ka pranuar të tregojë nëse planifikon të shkarkojë këshilltarin special, Robert Mueller dhe zëvendës-Prokurorin e Përgjithshëm, Rod Rosenstein.

Mueller është duke hetur ndonjë bashkëpunim eventual në mes të fushatës presidenciale të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

Ai po ashtu është hetuar edhe ndonjë pengim të hetimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat