Udhëheqësi i Partisë Komuniste dhe ish-presidenti kuban, Raul Castro, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, duke argumentuar se politika e tij e jashtme është jo bashkëpunuese dhe padrejtësisht ndëshkon partnerët tregtarë, si Kina dhe Evropa, duke u përpjekur të izolojnë Kubën dhe aleatët e saj.
Castro foli sot pasi la postin e presidentit të vendit. Pas dhjetëra viteve të udhëheqjes së vendit nga familja Castro, postin e presidentit e mori Miguel Dias-Kanel, raporton Reuters.