Trump nuk do të ndjekë funeralin e ish-Zonjës së Parë

Amerika

Trump nuk do të ndjekë funeralin e ish-Zonjës së Parë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:07
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush, që do të bëhet të shtunën.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të mungojë në këtë ngjarje "për të shmangur ndërprerjet për shkak të sigurisë së shtuar dhe për respekt ndaj familjes Bush".

Zonja e Parë, Melania, do të shkojë në funeral, thuhet në njoftim.

Arkivoli i ish-Zonjës së Parë po mbahet në Kishën Episkopale të Shën Martinit në Hjuston të Teksasit.

Trump e quajti zonjën Bush një "person të mrekullueshëm" në një konferencë shtypi të mërkurën.

Barbara Bush ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ka njoftuar familja e saj më 18 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat