Washington Post: Trump nuk do të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme

Amerika

Washington Post: Trump nuk do të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme

Më: 22 prill 2018 Në ora: 09:59
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Duke iu referuar krizës presidenciale të Donald Trump dhe mungesës së mbështetjes republikane, Uashington Post shkroi për mos kandidimin e tij në zgjedhjet 2020 dhe tha se mungesa e pjesëmarrjes së Trump në zgjedhjet e ardhshme po bëhet gjithnjë e më e qartë çdo ditë.

Gazeta amerikane Uashington Post shkruan: Është e vërtetë se udhëheqësit e Partisë Republikane të Amerikës, ndërsa Donald Trump shkelte ligjet, sulmonte gjyqtarët federalë dhe i shpallte armiqësi mediave, mbetën të heshtur. Shumica e amerikanëve janë të shqetësuar se Presidenti i SHBA Donald Trump do t’i fusë Shtetet e Bashkuara në një konflikt të ri, sipas një sondazhi më të fundit. Sondazhi i institutit studimor amerikan YouGov i publikuar të mërkurën, zbuloi se 56 përqind e të anketuarve thanë se Trump do ta zhysë vendin në një luftë tjetër.

Rreth 28 për qind mendonin se një luftë e re ishte “shumë e mundshme” dhe 9 për qind mendonin se ishte “shumë e sigurt”. Vetëm 16 për qind mendonin hyrja e SHBA në një luftë të re se ishte “paksa e mundshme” dhe 9 për qind mendonin se ishte “e pamundur”. Shqetësimet e amerikanëve për një luftë të mundshme mund të jenë nxitur nga sulmi i fundit e me raketa në Siri i urdhëruar nga Trump në përgjigje të një sulmi të dyshuar me armë kimike. Një sondazh i kryer në tetor 2017 nga NBC Neës zbuloi se 72 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar se vendi mund të përfshihet në një konflikt gjatë katër viteve të ardhshme.

Pas keqpërdorimit të kompetencave luftarake nga ana e presidentit amerikan, Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bën përpjekje të vë nën kontroll kompetencat e presidentit në këtë fushë. Në planin e parashtruar nga të dy partitë amerikane në komitetin për marrëdhëniet me jashtë të senatit, presidenti amerikan ndalohet të japë urdhër për nisjen e luftës ndaj ndonjë vendi apo ndonjë grupi terrorist pa marrë përpara konfirmimin dhe lejen e Kongresit. Plani synon të rishikojë ligjin e miratuar pas ngjarjes terroriste të 11 shtatorit 2001, i njohur me emrin ligji që lejon presidentin të përdor ushtrinë për të sulmuar terroristët, me qëllim që të kufizohet kompetenca e presidentit në këtë çështje.

Në kushtetutën amerikane, kompetenca për nisjen dhe shpalljen e luftës i takon Kongresit ndërsa ligji për kompetencat e luftës i miratuar në vitin 1973 gjithashtu ka përcaktuar kushte të veçanta për presidentin amerikan lidhur me përdorimin e ushtrisë në kontestet dhe konfliktet jashtë vendit. Megjithatë përveç 5 luftërave që kanë pasur konfirmimin dhe lejen e kongresit, me dhjetëra luftëra të tjera që ka kryer Amerika janë bërë pa konfirmimin e këtij institucioni dhe asnjë prej presidentëve amerikanë nuk ka respektuar nenet e ligjit të vitit 1973. Edhe ligji që lejon përdorimin e ushtrisë në sulmet kundër terroristëve që u miratua për t’iu kundërvënë Al Kaidës dhe grupit Taleban, gjithashtu nuk është zbatuar në formë të saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat