Donald dhe Melania Trump shtrojnë darkë shtetërore për Emmanuel dhe Brigitte Macron, luks pa fund

Amerika

Donald dhe Melania Trump shtrojnë darkë shtetërore për Emmanuel dhe Brigitte Macron, luks pa fund

Më: 24 prill 2018 Në ora: 12:47
Ilustrim

Gjatë të hënës mbrëma Shtëpia e Bardhë ka përfunduar përgatitjen për darkën e parë shtetërore të shtruar nga presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania për nderë të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte.

Gazetarët janë lejuar shkurtimisht të futen në sallën ku do zhvillohet takimi, dhe do të shtrohet darka në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Dhe kur flasim për darkë natyrisht se na shkon mendja te luksi siç janë pjatat, gotat, pirunët e lugët e shtrenjta të lyera në vija të arta, derisa tavolinat janë dekoruar me lule.

Në sallën e mbushur me tavolina që mund të pranojë 130 persona, janë vendosur edhe zarfet që gjithashtu ishin të mbuluara me ngjyrë ari.

Për dekorimin dhe detajet tjera brenda sallës ka asistuar edhe Zonja e Parë, Melania e cila është fotografuar me disa persona tjerë duke u konsultuar për detajet.

Përpos specialiteteve të përgatitura nga kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë, nuk do të mungojnë verërat e shtrenjta që francezët i preferojnë t’i shijojnë derisa hanë.Image

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat