Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani do të përballet me probleme më të mëdha se asnjëherë më parë nëse Teherani serish do të fillojë programin nuklear.
Ai e ka quajtur “të marrë” marrëveshjen nukleare me Iranin.
“Irani do të ketë më shumë probleme sesa që kanë pasur më herët”, porositi Trump gjatë drejtimit për media në fillim të vizitës në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.