Trump ‘do të arrestohet’ për shkak të rusëve?

Amerika

Trump ‘do të arrestohet’ për shkak të rusëve?

Më: 2 maj 2018 Në ora: 19:45
Donald Trump

Këshilltari special që po udhëheq hetimet për përfshirjen e mundshme të Rusisë në SHBA, ka hapur në mars mundësinë e ftesës së prokurorisë për dëshmi të presidentit Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur ish-avokati i tij, duke konfirmuar se hetuesit kanë nisur këtë masë të detyrueshme ndaj presidentit për të dëshmuar nën betim, ndaj të cilës Trump reagoi sot.

Avokati John Daud tha për AP se ekipi special i këshilltarit Robert Miller këtë temë e kishte shtruar në takimin me ekipin ligjor të Trump derisa po bisedonin në lidhje me kushtet për një dëgjim të mundshëm të presidentit.

Miller po heton jo vetëm përfshirjen e Rusisë së zgjedhjet presidenciale amerikane, por  edhe një marrëveshje të fshehtë të mundshme me bashkëpunëtorët e Trump, si dhe mundësinë që edhe vetë presidenti të ketë penguar drejtësinë.

Trump sot ka komentuar në mënyrën e tij në Twitter: “Nuk ka pasur marrëveshje të fshehtë, kjo është e shpikur dhe nuk ka pengim të drejtësisë, kjo është kurdisje dhe kurth”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat