Trump ka një porosi të veçantë për Kanye West

Amerika

Trump ka një porosi të veçantë për Kanye West

Më: 4 maj 2018 Në ora: 23:35
Donald Trump dhe Kanye West

Presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar reperin e njohur duke thënë se "Kanye West duhet të ketë njëfarë fuqie!"

Kreu i shtetit po i drejtohej kuvendit vjetor të Asociacionit Kombëtar të Pushkëve kur ai iu referua mbështetjes së debatueshme të West ndaj tij.

Ai bëri komentet në një fjalim patriotik në Dallas, Teksas, në të cilin mbrojti të drejtën e njerëzve të Amerikës për të mbajtur armë.

“Papunësia afrikano-amerikane ka arritur një rekord të ri në të gjithë historinë dhe me kalimin e kohës, Kanye West duhet të ketë njëfarë fuqie, sepse, ndoshta e keni parë, unë dyfishova numrat e anketave të mia afrikano-amerikane. Ne shkuam nga 11 në 22 në javë. Faleminderit Kanye, faleminderit!”, tha Trump.

Ai me këtë rast i është referuar një ankete të Reuters që tregon se mbështetja e tij nga njerëzit afrikan-amerikan shënoi rritje nga 11 në 22 për qind ndërmjet periudhës 22-29 prill.

Superylli i muzikës hip hop kishte ndikuar në këtë, pasi më 25 prill kishte dhënë disa komente në Twitter, duke e quajtur Trump vëlla dhe duke postuar një fotografi me nënshkrimin e tij në kapelën 'Make America Great Again'.

Reperi, i cili ka 18 milionë ndjekës në mediat sociale, sugjeroi në njërin nga “cicërimat” e tij se ai dhe Trump kanë "energji dragoi”.

Presidenti kishte shkëmbyer njërin nga komentet duke falënderuar këngëtarin e njohur për atë që kishte shkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat