Trump: Spitali londinez, si spital në një zonë lufte

Amerika

Trump: Spitali londinez, si spital në një zonë lufte

Më: 6 maj 2018 Në ora: 06:21
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump shënjestroi sërish Londrën, duke kritikuar ashpër nivelin e sulmeve me thikë në kryeqytetin britanik.

Komentet e Trumpit u bënë jo pa dashje, gjatë fjalimit të tij në Konventën e Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA), ku ai mbështeti të drejtën e amerikanëve për të mbajtur armë. Trump foli për “zona lufte” në kryeqytetin britanik, megjithëse pritet që të vizitojë Londrën këtë verë.

“Së fundmi lexova një artikull që thoshte se në Londër, ku ligjet ndaj armëve janë tej mase të ashpra, një spital dikur presitigjioz është shndërruar në një zonë lufte për plagët me armë të ftohta. Ata nuk kanë armë, kanë thika, por sërish dyshemetë e spitalit janë mbuluar me gjak. Thonë se është aq keq, si një spital ushtarak në një zonë lufte”, tha Trump mbrëmjen e së premtes.

Kjo nuk është hera e parë, që Trumpi kritikon sigurinë në Londër, por fjalët që vijnë nga Konventa e Shoqatës së Armëve kanë një domethënie edhe më të madhe këtë herë.

Nuk është e qartë se ku e ka marrë informacionin e tij presidenti Trump, por disa javë më parë, një kirurg i njohur britanik deklaroi për BBC-në se spitali i tij ishte krahasuar nga kolegët e tij ushtarakë me një zonë lufte afgane.

Intervista e mjekut Martin Griffiths, i cili punon në Spitalit Mbretëror të Londrës, u përdor nga “Daily Mail” për artikullin e saj, e në të, mjeku thotë se aty trajtohen çdo ditë plagë armësh të ftohta, por edhe armësh zjarri. Të paktën 38 njerëz kanë humbur jetën në Londër gjatë këtij viti nga plagët e armëve të ftohta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat