Vazhdojnë sanksionet ndaj Penianit

Amerika

Vazhdojnë sanksionet ndaj Penianit

Më: 8 maj 2018 Në ora: 19:40
Donald Trump dhe Xi Jinping

Presidenti i SHBA-ve dhe Kinës, Donald Trump dhe Xi Jinping, gjatë një bisede telefonike, sot kanë rënë dakord se është e rëndësishme të vazhdohet me sanksionet ndaj Koresë së Veriut.

Sanksionet mbesin në fuqi për programin e saj bërthamor dhe raketor, deri sa vendi komunist nuk heq këtë program përgjithmonë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se Trump ka konfirmuar angazhimin e tij për të siguruar që tregtia dhe investimet amerikane me Kinën të jenë të balancuara dhe që kompanitë amerikane dhe punëtorët të përfitojnë prej saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat