Uashingtoni vazhdon përgatitjet për samitin Trump-Kim

Amerika

Uashingtoni vazhdon përgatitjet për samitin Trump-Kim

Më: 15 maj 2018 Në ora: 22:50
Heather Nauert

SHBA-ja nuk është njoftuar për një ndryshim pozicioni koreanoverior dhe vazhdon të përgatisë samitin mes Donald Trump dhe Kim Jong Un, deklaroi sot Departamenti amerikan i Shtetit pasi Pheniani kërcënoi me anulimin e këtij takimi historik.

“Ne do të vazhdojmë të ecim përpara dhe të përgatisim takimin mes presidentit Trump dhe Kim Jong Un, në lidhje me denuklearizimin e Koresë së Veriut”, deklaroi sot zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Heather Nauert, njofton ATSH.

“Koreja e Veriut kërcënoi se do të anulojë samitin e parashikuar më 12 qershor në Singapor, për shkak të manovrave ushtarake të përbashkëta mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut”, raportoi agjencia koreanojugore “Yonhap”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat