Sulmi në Teksas, 10 të vdekur

Amerika

Sulmi në Teksas, 10 të vdekur

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:05
Teksas

(E plotesuar) - Pas të shtënave me armë në liceun e Santa Fe në Teksas, raportohen për 10 të vdekur në mesin e nxënësve dhe personelit, njoftoi Sherifi i zonës në një konferencë shtypi.

Sipas sherifit, Ed Gonzalez, agresori ishte një nxënës i liceut.

Sherifi pohoi se shumica e të vrarëve janë nxënës të shkollës.

Situata tashmë është nën kontroll, njoftuan më herët autoritetet e shkollës së Santa Fe në faqen e tyre në Facebook.

****

Të paktën 8 studentë janë vrarë mëngjesin e së premtes nga një tjetër masakër me armë në një shkollë amerikane, atë “Santa Fe” në Teksas.

Sherifi i kontesë, Henry Trouchesset tha se autoritetet kanë arrestuar një person dhe janë ende në përpjekje për të kuptuar nëse ka pasur apo jo bashkëpunëtor.

Ndërkohë, sherifi i kantonit Harris, Ed Gonzales shkruan në rrjetin social “Twitter” se dy persona janë në paraburgim, ndërsa një oficer është mes të plagosurve të shumtë.

“Mëngjesin e sotëm, një incident ka ndodhur në shkollën e mesme, ku është përfshirë një agresor që ka shtënë me armë. Situata ende nuk ka marrë fund, por duket të jetë qetësuar disi. Zyrtarisht ka të plagosur, por detajet e mëtejshme do të publikohen sapo të marrim të dhëna të tjera. Forcat ligjzbatuese do të vazhdojnë të kujdesen për sigurinë e ndërtesës, e kanë nisur edhe zbatimin e protokollit të emergjencave për të zhvendosur studentët në një vendndodhje më të sigurtë. Të gjithë kampuset e tjera janë duke operuar sipas programit”, thuhej në deklaratën e publikuar nga zyrtarë të shkollës së mesme “Santa Fe”.

Shumë studentë, që mundën të largoheshin të sigurtë nga vendngjarja, janë bashkuar me prindërit apo familjarë të tjerë pas zhvendosjes.

“Numri i të plagosurve nuk mund të jepet me siguri në këto momente”, thanë mjekë të spitalit “UTMB” në Galveston, por shtoi se në këtë institucion kanë ardhur të paktën 3 pacientë.

Një student dëshmitar tha se kishte dëgjuar të paktën 8 të shtëna, ndërsa një tjetër konfirmoi të shtënat e papërcaktuara me armë dhe më pas kishte dëgjuar alarmin për evakuim.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat