Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, deklaroi sot se zgjedhjet e sotme në Venezuelë nuk janë legjitime.
Ajo ka theksuar njëkohësisht se vendi i saj mbështet zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Të ashtuquajturat zgjedhjet e sotme në Venezuelë nuk janë legjitime. SHBA-ja është me shtetet demokratike në gjithë botën në mbështetje të popullit venezuelas dhe të drejtës së tyre sovrane që përfaqësuesit e tyre t’i zgjedhin përmes rrugës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, shkruan Nauert në Twitter.