Gruaja që theu traditën 226-vjeçare

Amerika

Gruaja që theu traditën 226-vjeçare

Më: 22 maj 2018 Në ora: 20:06
Adena Friedman

Bursa e Nju Jorkut për herë të parë që nga themelimi para 226 vjetësh do të ketë një femër në krye të saj.

Stacy Cunningham, e cila nisi karrierën si tregtare në bursën e Nju Jorkut dhe aktualisht drejtoreshë e operimit në grupin NYSE, do të jetë presidentja e 67-të e kësaj burse, njoftoi sot Bursa Ndërkombëtare.

Kjo do të thotë se gratë do të udhëheqin dy bursat më të famshme në botë.

Adena Friedman u bë drejtoreshë e përgjithshme e bursës Nasdaq në fillim të vitit 2017.

Thomas Farley, presidenti aktual i Bursës së Nju Jorkut, do të drejtojë një kompani për blerje të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat