Lirohet me kusht Weinsteini

Amerika

Lirohet me kusht Weinsteini

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:15
Producenti i filmit Harvey Weinstein

Producenti i filmit në Hollywood, Harvey Weinsten, i cili është akuzuar për abuzime seksuale ndaj dhjetëra grave, është liruar me kusht prej 1 milion dollarësh.

Weinsteini, gjithashtu, duhet të bartë një pajisje elektronike në këmbë, ndërsa pasaporta e tij është konfiskuar.

Gjashtëdhjetë vjeçari ishte dorëzuar vullnetarisht në stacionin policor të Manhattan. Ai nuk dha asnjë prononcim për media.

Weinstein akuzohet për përdhunim, ngacmim seksual dhe abuzim, bëri të ditur policia e New Yorkut. Emrat e grave, të cilat dyshohet se janë ngacmuar nga Weinsteini, ende nuk janë bërë të ditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat