Momenti kur rrëzohet aeroplani në Havana, ku humbën jetën 110 pasagjerë

Amerika

Momenti kur rrëzohet aeroplani në Havana, ku humbën jetën 110 pasagjerë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:52
Videoja shfaq momentin kur rrëzohet aeroplani në një zonë malore, disa kilometra larg aeroportit nga ku ishte ngritur në ajër.

Janë publikuar pamjet e reja të marra nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet momentet e fundit të aeroplanit të aviokompanisë Cubana Airlines, i cili rrëzohet dhe humbin jetën 110 persona.

Videoja shfaq momentin kur rrëzohet aeroplani në një zonë malore, disa kilometra larg aeroportit nga ku ishte ngritur në ajër.

Në këtë aksident ajror kanë mbijetuar tre persona, edhe pse aeroplani i tipit Boeing 737 u shkatërruar dhe u përfshi nga flaka në momentin që pati kontakt me tokën afër aeroportin të Havanës.

Autoritetet kubane kanë njoftuar se 110 nga 113 personat sa ishin brenda aeroplanit kanë humbur jetën, dhe po konsiderohet si tragjedia më e madhe ajror në 30 vitet e fundit në ishujt Karaibe.

VIDEO KETU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat