20 vjeçarja nga Guatemala u vra nga patrulla e kufirit amerikan

Amerika

20 vjeçarja nga Guatemala u vra nga patrulla e kufirit amerikan

Më: 26 maj 2018 Në ora: 09:55
Claudia Patricia Gomez Gonzáles

Claudia Patricia Gomez Gonzáles, 20 vjeç, vdiq të mërkurën pasi u qëllua në kokë nga një agjent në Rio Bravo të Teksasit.

Një grua guatemalase u  vra nga një agjent patrullimi kufitar në Teksas. Mediat lokale raportuan se ajo kishte udhëtuar në SHBA me shpresën e gjetjes së punës për të paguar për arsimin e saj, transmeton “The Guardian”.

Gomez la shtëpinë e saj në fshatin rural San Juan Ostuncalco në rajonin perëndimor të Quetzaltenango më parë këtë muaj dhe udhëtoi në SHBA për të gjetur punë për të paguar për arsimim të mëtejshëm, sipas një interviste me nënën e saj të transmetuar në një kanal televiziv lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat