Trump pro legalizimit të marihuanës

Amerika

Trump pro legalizimit të marihuanës

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 15:36
Donald Trump

Donald Trump ka thënë se do të mbështesë përpjekjet e Kongresit për të legalizuar ligjin për konsumimin për prodhimin e marihuanës.

Sot (8 qershor), ai mbështeti senatorin Cory Gardner, një republikan nga Kolorado për të sjellë një projektligj që bën të ligjshme drogën.

Sipas mediave, Trump foli për gazetarët duke thënë: “Unë mbështes senatorin Gardner. E di ekzaktësisht se çfarë po bën ai. Po e mendojmë rastin, por ndoshta do ta mbështes atë”.

Ai foli pasi ka pasur tension mes 8 shteteve, përfshirë Kaliforninë dhe Washington DC që i kanë legalizuar të rriturve përdorimin e marijuanës. 20 shtete të tjera e përdorin bimën për barna mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat