Trump vendos tarifa 25 përqind në produktet kineze

Amerika

Trump vendos tarifa 25 përqind në produktet kineze

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:41
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur tarifa 25 përqind në produktet kineze në vlerë të 50 miliardë dollarëve, duke akuzuar Pekinin për vjedhje të pronës intelektuale.

Tarifat prekin më shumë se 800 lloje të produkteve, të cilat do të nisin së zbatuari më 6 korrik.?

Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa tjera, nëse Kina hakmerret, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Trump ka thënë se tarifat do të godasin planin “Made in China 2025”, i cili ka për qëllim që të kthejë në industri dominante sektorin e teknologjisë së lartë.

Ai ka thënë se ky plan do të “dëmtonte rritjen ekonomike për Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete tjera”.

SHBA-ja kërkon që Kina të ndalojë praktikat që supozohet se inkurajojnë transferimin e pronës intelektuale te kompanitë kineze.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, ka paralajmëruar se të gjitha negociatat tregtare mes Kinës dhe SHBA-së do të anashkalohen nëse Uashingtoni vendos sanksione tregtare.

Shuang ka thënë se Kina do të hakmerret nëse dëmtohen interesat e shtetit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat