Trump synon krijimin e “Forcave të Hapësirës”

Amerika

Trump synon krijimin e “Forcave të Hapësirës”

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 19:07
Pentagoni

Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se i ka dhënë një orientim Pentagonit që të krijojë një “Forcë të hapësirës”, si krahu i gjashtë i shërbimit të forcave ushtarake të vendit.

Këto komente ai i bëri të hënën, në një takim të Këshillit Kombëtar të Hapësirës. Presidenti tha se Amerika duhet të ketë një prani të fuqishme në hapësirë.

“Kur është fjala për mbrojtjen e Amerikës, nuk është e mjaftueshme që të jemi të pranishëm në hapësirë, është e rëndësishme që ta dominojmë hapërisë. Kjo është arsyeja që po i kërkoj Departamentit të Mbrojtjes që të fillojë menjëherë procesin e nevojshëm për krijimin e Forcës së Hapësirës, si dega e gjashtë e forcave tona të armatosura”, tha Presidenti.

Ideja e Forcës së Hapësirës është ngritur edhe më parë nga zoti Trump dhe administrata të mëparshme, por kjo çështje ka hasur në rezistencën e zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat