Melania Trump viziton një qendër fëmijësh në kufi me Meksikën

Amerika

Melania Trump viziton një qendër fëmijësh në kufi me Meksikën

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 20:09
Melania Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot në mesditë se bashkëshortja e tij Melania, ndodhej në kufirin me Meksikën, për të vizituar një qendër fëmijësh në kufi me Meksikën.

Kjo vizitë realizohet pas disa ditë polemikash të ashpra për ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA.

Edhe shërbimi i komunikimit të Zonjës së parë saktësuan se ajo do të vizitonte një qendër ku janë strehuar fëmijë dhe në një pikë të rojeve kufitare.

Donald Trump dje ka nënshkruar një urdhër administrativ, ku ndalohet ndarja e fëmijëve nga familja e tyre që kanë hyr ilegalisht në territorin e SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat