Pentagoni strehon 20000 fëmijë të pashoqëruar

Amerika

Pentagoni strehon 20000 fëmijë të pashoqëruar

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 23:33
?Pentagoni strehon 20000 fëmijë të pashoqëruar

Departamenti amerikan i Shëndetësisë (HHS) i kërkoi Pentagonit të përgatitet për të strehuar në bazat ushtarake 20000 fëmijë emigrantë, të cilët kanë hyrë në territorin amerikan të pashoqëruar nga të rriturit.

“Ministrisë së Mbrojtjes iu kërkua për t’i ardhur në ndihmë HHS-së e cila kërkoi 20 000 shtretër”, njoftoi një zyrtar amerikan në kushte anonimati.

Në dekretin e nënshkruar të mërkurën për dhënien fund ndarjes në kufi të familjeve të emigrantëve të paligjshëm, Donald Trump i urdhëroi Departamentin e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion nëse do të është e nevojshme çdo ndërtesë që mund të përdoret për të strehuar emigrantët, si dhe për të ndërtuar ambiente të reja.

Ministria e Shëndetësisë kishte planifikuar prej disa javësh të përdorte disa nga bazat ushtarake amerikane në jug të SHBA-së për të akomoduar emigrantë minorenë, të cilët kanë ardhur të pashoqëruar në SHBA për të takuar të afërmit e tyre.

Katër baza u përzgjodhën, përfshirë tre në Teksas dhe një në Arkansas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat