Trump “përplaset në distancë” me anëtaren Demokrate të Kongresit

Amerika

Trump “përplaset në distancë” me anëtaren Demokrate të Kongresit

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 08:15
Donald Trump dhe Maxine Waters

Presidenti amerikan Donald Trump është përfshirë së fundi në një debat në distancë me anëtaren demokratike të Kongresit, Maxine Waters.

Kjo e fundit, të dielën bëri u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të refuzojnë shërbim ndaj njerëzve që punojnë në administratën Trump, në shenjë revolte për politikën e emigracionit.

“Nëse shikoni njerëz nga administrata Trump në restorante, dyqane, apo stacione karburanti, dilni jashtë dhe mos u ofroni shërbim. Duhet t’u tregojmë se nuk janë aspak të mirëpritur, për sa kohë që ndajnë fëmijët nga prindërit”, u shpreh Waters.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Trump nëpërmjet Twitterit, që nuk ngurroi ta krahasojë kongresumënin me kryetaren e Partisë demokratike në Dhomën e përfaqësuesve, Nancy Pelosin.

“Anëtarja e kongresit, Maxine Waters, një njeri me koeficient shumë të ulët inteligjence, së bashku me Nancy Pelosin janë bërë ‘Fytyra e Partisë Demokratike’. Ajo sapo ka bërë thirrje kundër mbështetësve të shumtë të lëvizjes ‘Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish’. Bëni kujdes në atë çfarë uroni për Max”, shkroi Trump në Twitter.

Javën e kaluar, Donald Trump u përball me një valë të gjerë kritikash, në lidhje me ndarjen e fëmijëve nga prindërit emigrantë, në kufirin me Meksikën. Kjo bëri që Trump të tërheqë mbrapsht urdhrin për aksionin, duke filluar tashmë ribashkimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat