Lavrov zbulon: Putin dhe Trump do të flasin për ...

Amerika

Lavrov zbulon: Putin dhe Trump do të flasin për ...

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 13:50
Putin dhe Trump

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump në një takim në Helsinki më 16 korrik do të diskutojnë në detaje situatën në Siri.

Kjo është bërë e ditur sot nga kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov.

"Në Helsinki, të gjitha çështjet që lidhen me Sirinë do të diskutohen," tha Lavrov.

Ai gjithashtu deklaroi se ekziston marrëveshja e Moskës dhe Uashingtonit që ai dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo të takohen pas samitit të dy presidentëve.

Ministri rus i Punëve të Jashtme shprehu shpresën se takimi Putin-Trump do të shërbente si një platformë për atë që ai e quajti një diskutim të sinqertë për të gjitha çështjet që rëndojnë marrëdhëniet amerikano-ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat