Gruaja që protestoi në Statujën e Lirisë, u dërgua në paraburgim

Amerika

Gruaja që protestoi në Statujën e Lirisë, u dërgua në paraburgim

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 09:29
Nju Jork (foto arkivi)

Një grua që u ngjit në Statujën e Lirisë në Nju Jork dhe u ul në bazën e monumentit, u dërgua në paraburgim, tha policia.

Policia i evakuoi turistët për tri orë, sa edhe zgjati mosbindja e saj përballë autoriteteve lokale dhe federale.

Gruaja u identifikua si Therese Okoumou, 44 vjeçe, imigrante nga Kongo.

Raportohet se ajo protestoi kundër politikës së presidentit amerikan, Donald Trump, për "zero-tolerancë" ndaj imigracionit.

Me këtë politikë, mijëra familje janë ndarë nga autoritetet amerikane pasi kanë kaluar kufirin e SHBA-së nga Meksika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat