Përmes testit të ADN-së ribashkohen familjet e emigrantëve në SHBA

Amerika

Përmes testit të ADN-së ribashkohen familjet e emigrantëve në SHBA

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Administrata Trump njoftoi sot se shërbimet e saj po përdorin testet e ADN-së për të bashkuar rreth 3000 minorenë emigrantë, ku njëqind prej tyre janë të moshës nën pesë vjeç, me prindërit e arrestuar me akuzën për hyrje të paligjshme në SHBA.

“Ne po kryejmë teste të ADN-së për të konfirmuar lidhjet familjare në mënyrë të shpejtë dhe me saktësi absolute”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Alex Azar në një video konferencë.

Shërbimet e këtij institucioni po punojnë në kohë rekord për të bashkuar rreth 100 fëmijë të moshës nën pesë vjeç me prindërit e tyre deri ditën e martë, në përputhje me një vendim të gjykatës.

Minorenët e tjerë duhet të bashkohen me prindërit e tyre deri më 26 korrik.

Familjet mund të mblidhen në qendra paraburgimi nëse prindërit nuk janë liruar, saktësoi ministri.

Këto shërbime kanë dijeni për identitetin dhe vendndodhjen e çdo fëmije që është lënë nën kujdesin e nënkontraktorëve, ndërsa ndarjet dhe lotët e fëmijëve kanë shkaktuar një valë polemikash në SHBA dhe përtej. Departamenti i Shëndetësisë vijon të punojë me orare të zgjatura për të bashkuar minorenët me prindërit e tyre të identifikuar, me gjithë presionin e ushtruar nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat